PSG kërkon të blejë në Manchester

Futboll 13 Mars 2018 13:25

Skuadra franceze e Paris Saint-Germain, llogaritet njëra nga skuadrat më ta pasura në botën e futbollit dhe ka vënë para vetes objektiva të qartë, kur bie fjala tek transferimet e lojtarëve.

Drejtuesit e PSG-së dhe Nasser Al-Khelaifi, dëshirojnë që në radhët e veta të kenë lojtarët më të mirë në treg, për të përmbushur synimet e tyre sidomos në garën e Ligës së Kampionëve dhe tanimë ka dëshmuar se aspekti financiar nuk është problem.

Së fundmi, duket se PSG është duke shqyrtuar disa opsione për zëvendësimin e gardianit të tyre Alphonse Areola, me një portier të një niveli më të lartë dhe në sipërfaqe kanë dalë disa emra si, belgu Thibaut Courtois i Chelsea-t dhe italiani i ri i AC Milan, Gianluigi Donnaruma.

Por, emri i fundit që i shtohet kësaj liste të objektivave për numrin një në portën e ekipit parisien, është edhe super portieri spanjoll i Manchester United, David De Gea.

Ky lajm u bë i ditur nga emisioni sportiv “Telefoot” i kanalit francez TF1, megjithëse duket sikur një tentativë e vështirë për tu realizuar, sidomos pas deklaratave të fundit të trajnerit Jose Mourinho drejtuar të gjitha skuadrave të interesuara, e posaçërisht Real Madrid, se De Gea do të qëndroj në “Old Trafford”, ku së shpejti pritet se do të vazhdojë kontratën, madje me goxha rritje page. /Insporti.com

-->