PSG kundër Lille, lufta për vendin e parë, formacionet zyrtare

Futboll 03 Prill 2021 16:34

PSG do të ndeshet me Lille në “Parc Des Princes” në kuadër të xhiros së 31-të, në kuadër të Ligue 1.

PSG dhe Lille gjenden në pozitën parë dhe të dytë me pikë të barabarta, 63 pikë.

Kjo e bën këtë ndeshje tejet interesante, për shkak se do të përcaktohet lideri i Ligue 1.

Për PSG, Pocchetino ka konfirmuar se Neymar është stërvitur mirë dhe mund të jetë i gatshëm për këtë sfidë.

Për PSG do të mungojë Florenzi dhe Verrati i cili u infektua me COVID-19.

Lille ka mahnitur me formën e tyre dhe mund të befasojnë këtë sezon në Ligue 1. /Insporti.com/

Formacionet zyrtare të klubeve

PSG: Navas, Kehrer, Marquinhos, Kimpembe, Diallo, Gueye, Paredes, Neymar, Kean, Di Maria, Mbappe.

Lille: Malgnan, Reindildo, Botman, Fonte, Djalo, Bamba, Soumare, Andre, Sanches, David, Ikone.

-->