PSG – Marseille, konfirmohen dënimet e rënda për futbollistët që u përleshën

Futboll 17 Shtator 2020 08:07

Komisioni i Disiplinës i LFP (Liga e Futbollit Profesional), i mbledhur këtë të martë, ka dhënë verdiktet për rastin e sfidës PSG – Olympique Marseille [0:1], ku në fund të takimit pati përplasje masive mes futbollistëve të të dyja skuadrave.

Komisioni ka vendosur të pezullojë gjashtë ndeshje futbollistin e parizienëve Kurzawa, tri ndeshje Amavi (OM), dy ndeshje (një të pezulluar) Neymar dhe Paredes dhe një ndeshje Benedetto (OM).

Çështja “Alvaro” (Neymar e akuzoi për racizëm) është nën hetim, ndërsa Di Maria do të thirret për të dëshmuar të mërkurën e ardhshme (akuzohet se ka pështyrë Alvaro Gonzalezin).

-->