PSG mobilizohet për ndeshjen me Real Madrid

Futboll 20 Shkurt 2018 09:40

Skuadra e PSG e cila në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve me Real Madrid, u mposht 3-1 në “Santiago Bernabeu”, ka filluar qysh tani të mobilizohet për ndeshjen e dyte në Francë.

Humbja nga Real Madrid, zgjoi një reagim të menjëhershëm nga bashkëshortet e Angel di Maria dhe Thiago Silva, të cilët nuk u inkuadruan fare nga trajneri Unai Emery. Po ashtu reagim negativ kishte edhe realizatori i vetëm i pariseienëve, Adrien Rabiot, me paraqitjen jo të mirë të sulmuesve të PSG-së.

Sidoqoftë pas fitores së vikendit ndaj Strasbourg në Ligue 1, u dërgua mesazh i qartë me disa takime në mes lojtarëve të vjetër të viteve të fundit.

Sipas shtypit francez, thuhet se Thiago Motta i cili nuk u paraqit në Madrid, organizoi biseda me ndihmën e Dani Alves dhe Marquinhos, ku i kërkoi secilit lojtarë personalisht që të fokusohen plotësisht në ndeshjen kthyese dhe t’i lënë anash çështjet tjera.

Në takimin i cili u mbajt të premten e kaluar në kampin stërvitor të PSG-së, nuk mori pjesë trajneri Unai Emery dhe Motta refuzoi që ta diskutonte këtë çështje në publik si dhe çfarë u diskutua në takim.

“Nuk kam koment, ato gjëra janë pjesë e zhveshtores. Gjëja më e rëndësishme është që të jemi një si skuadër dhe të fokusohemi në ndeshjen tjetër, që t’i mposhtim. E gjitha varet nga ne dhe kemi motivimin e duhur për ta bërë atë gjë”, tha mesfushori italian.

Një ndjenjë e tillë është shtyrë nga Motta dhe nga bashkëlojtarët e PSG-së, që të kenë një pakt të ndërsjellë për ta arritur një bashkim tek lojtarët dhe staff-i, drejt tentimit të tyre që ta bëjnë një rikthim historikë në rezultat kundër Real Madrid më 6 mars. /Insporti.com

-->