Befasohet PSG, mposhtet nga Nice

Futboll 05 Mars 2022 23:02

Në Ligue 1, PSG është mposhtur në limit nga Nice e vendit të dytë. 

Një gol  i Dalort në minutën e 88 i ka dhënë fitoren e rëndësishme vendasve dhe një goditje “parisienëve” para ndeshjes së kthimit në Champions përballë Real Madridit.

Kujtojmë që për PSG, në këtë ndeshje mungonte vetëm Mbappe për shkak kartonash, ndërsa pjesa tjetër e arsenalit të rëndë ishte në fushë.

Kjo humbje ndryshon gjë sa i përket rënditjes për PSG, pasi vazhdon të mbajë vendin e parë, me diferencë pikësh nga Nice e cila momentalisht i ka marrë vendin Marseille.

PSG në mesjavë e pret sfida e vështirë në udhëtim te Real Madrid në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.

-->