PSG nuk e ka ndërmend të ndalet – gati transferimi i radhës

Futboll 17 Korrik 2021 11:07

Sipas “Calciomercato.it”, skuadra franceze, Paris Saint Germain është gati të bëjë hapin e radhës.

Pas transferimit të Achraf Hakimit dhe Gianluigi Donnarummas, ata kanë hedhur sytë nga Joaqiun Correa i cili angazhohet tek Lazio.

Në fakt, parisienët kanë në mendje një ide shkëmbimi, pasi çmimi i Correas është i lartë.

Ideja e PSG-së është fillimisht të ofrohet Sarabia plus 18 milionë euro për ta sjell Correan në “Parc des Princes” gjatë sezonit të ardhshëm.

Sipas artikullit, Lazio është i interesuar për një shkëmbim të tillë, pas ardhjes së Felipe Anderosn tek “Biancocelestët”.

-->