PSG ofertë për Barcelonën, Mbappe për Coutinho-n

Futboll 26 Shkurt 2018 09:10

Sipas disa raportimeve të shtypi francez, kanë dalë ca zëra mjaft interesant. Flitet se skuadra e Paris Saint-Germain, i ka ofruar Barcelonës francezin Kylian Mbappe për brazilianin Philippe Coutinho.

Arsyeja e gjithë kësaj thuhet se është sulmuesi brazilian Neymar, të cilit përveç problemeve që flitet se ka me Edinson Cavanin, atij nuk po i pëlqen as sulmuesi francez, Kylian Mbappe.

Ai ka frikë se Topi i Artë i rrezikohet nga Mbappe, prandaj e dëshiron atë jashtë skuadrës, shkruan “El Pais”.

Madje Neymar në ndeshjet e fundit nuk është duke bashkëpunuar fare me Mbappe, ashtu sikurse po bën edhe Dani Alves, vazhdon tutje gazeta.

PSG për të bindur Neymarin të mos largohet drejt Real Madridit, i ka ofruar Barcelonës francezin, e në anën tjetër i kërkuar shërbimet e Philippe Coutinhos dhe para.

Për Mbappe edhe Manchester City është gati të paguajë 300 milionë euro, por Barcelona me Coutinho-n në anën e saj nuk ka nevojë të shpenzojë kaq para. /insporti.com

-->