PSG me ofertë të majme për mbrojtësin e Real Madrid

Futboll 01 Qershor 2018 12:40

Skuadra e Paris Saint-Germain po synon të transferoj njërin prej mbrojtësve më të vlefshëm të Real Madrid, duke ofruar një shumë goxha të lartë për të.

Derisa pritet që skuadra franceze gjatë kësaj vere do ta shkëput marrëveshjen me mbrojtësin e djathtë, Dani Alves, për këtë arsye është hedhur në sulm për ta kërkuar një lojtarë që do të mund ta zëvendësonte në atë pozicion brazilianin.

PSG ka identifikuar Dani Carvajal si një investim të duhur, i cili mund ta përforconte dukshëm atë pozitë dhe pronarët e klubit francez janë të gatshëm të ofrojnë plotë 70 milionë euro për 26 vjeçarin.

Përkundër se Real Madrid e konsideron Carvajal një lojtarë të rëndësishëm në skuadër, një ofertë të tillë prej PSG-së, do ta ketë të vështirë ta refuzoj. /Insporti.com

-->