PSG përsëri nuk fiton, humb hapin në luftën për titull

Futboll 09 Maj 2021 23:20

Paris Saint-Germaini nuk ka arritur më shumë se një barazim (1-1) në ndeshjen e zhvilluar si mysafir i Rennes.

Rezultati u zhbllokua në fund të pjesës së parë me një gol të Neymarit nga pika e bardhë (45’+6).

Në gjysmën e dytë, vendasit arritën që ta barazonin rezultatin përmes Sehrou Guirassy (70’), i asistuar nga Benjamin Bourigeaud.

Në minutën e 87-të mysafirët mbetën edhe me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Presnel Kimpembe me karton të kuq.

Ky barazim e lë Paris Saint-Germainin tri pikë prapa liderit Lille, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit. /Insporti.com/

-->