PSG – Real Madrid, bastoret e zbulojnë fituesin e ndeshjes

Futboll 06 Mars 2018 16:19

PSG dhe Real Madrid do të takohen sonte në Paris, me të dy skuadrat që kërkojnë një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Real Madrid ka fituar ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu me rezultat 3:1 dhe sonte i konvenon çdo rezultat i barabartë ose humbje më me pak se dy gola dallim.

Sipas bastoreve sportive, PSG është favorite për të fituar takimi me koeficient 2.0 euro, ndërsa fitorja e Realit kotohet me 3.7.

Por, spanjollët janë favoritë absolut për të kaluar në çerekfinale, pasi një gjë e tillë kotohet me vetëm 1.3, ndërsa kalimi i PSG-së më 3.2.

Kjo ndeshje do të zhvillohet sonte nga ora 20:45.

-->