PSG – Real Madrid, Zidane ka një lajm të mirë për ndeshjen e kthimit

Futboll 26 Shkurt 2018 20:02

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se është optimist që futbollistët Luka Modric, Toni Kroos dhe Marcelo do të jenë gati për ndeshjen me PSG-në në Ligën e Kampionëve.

Reali më 6 mars zhvillon takimin e kthimit me PSG-në, ndërsa Zidane ka thënë se dëshiron që edhe Neymari të ketë mundësi të luajë, pas dëmtimit që pësoi në fundjavë.

“Lojtarët tanë të lënduar po stërviten vazhdimisht dhe jam optimist se Modric, Kroos dhe Marcelo do të luajnë kundër Parisit, por presim të shohim se çfarë do të bëhet”, tha trajneri francez.

-->