PSG sërish mund të paguajë shuma të mëdha

Futboll 09 Mars 2018 10:09

Pas humbjes nga Real Madridi dhe eliminimi nga Liga e Kampionëve, që praktikisht ua hodh poshtë investimet qindra milionëshe për edhe një sezon, ekipi dhe udhëheqësit e PSG-së tash mund të përballen edhe me problemeve te tjera që derivojnë nga ajo ndeshje.

Paris Saint-Germainit tash mund të përballet me procedurë disiplinore të UEFA-s për shkak të sjelljeve aspak të hijshme të tifozëve ultras në stadium.

E gjitha ndodhi gjatë humbjes së tyre me rezultat të përgjithshëm 5-2 pas dy ndeshjeve në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, transmeton Express.

Dosja për sjelljen e tifozëve të gjigantit francez është duke u punuar dhe, në ditët e ardhshme, ndëshkimi do të vijë në lidhje me gjithçka që ndodhi në ndeshjen e kthimit në “Parc des Princes”.

PSG do të ndëshkohet në veçanti për organizim të dobët të ndeshjes dhe për shkak se tifozët e saj hodhën raketa ndriçuese, përdorën laserë dhe i bllokuan trotuaret.

-->