PSG shpallet kampion në Francë

Futboll 30 Prill 2020 12:25

Dy ditë më parë, Kryeministri i Francës, Edouard Philippe, deklaroi se kampionati francez i futbollit është anuluar në tërsi, transmeton Insporti.

Drejtuesit e federatës kishin parashikuar një fillim të mundshëm të edicionit të mbetur pezull, por që një gjë e tillë nuk ndodhi për shkak të situatës së rënduar me coronavirus.

Sipas gazetës “L’Équipe”, tashmë është marr vendimi që kampion të shpallet PSG, ekip ky që ndodhej në vendin e parë në ligë para se të suspendohej kampionati, ku kishte 12 pikë më shumë se vendi i dytë.

Ligue 1 kishte edhe 11 javë deri në përfundim të sezonit.

Renditja do të bëhet në bazë të tabelës edhe për vendet që dërgojnë në Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligë, ndërkohë ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me pozitat e fundit në klasifikim.

Paris Saint-Germain crowned champions of France's Ligue 1 for ...

-->