PSG – St.Etienne, pesë gola brenda 15 minutave të fundit

Futboll 18 Prill 2021 15:11

Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat të ngushtë 3-2 si vendas ndaj St Etienne në ndeshjen e vlefshme për javën e 33’të në Liguë 1.

Ekipi i Mauricio Pochettinos ka marrë një fitore të vështirë, por shumë të vlefshme në shtëpi ndaj St Etienne.

Pjesa e parëu dominua totalisht nga Parisienët, të cilët tentuan me të gjitha mënyrat të gjenin golin e parë.

Përkundër rasteve të shumta, ekipet shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0-0.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e hapur, por përsëri PSG ishte skuadër më e mirë dhe krijoi më shumë raste.

Por, goli i parë i ndeshjes u shënua nga mysafirët në minutën e 77-të me anë të Denis Bouanga për 0-1.

Avantazhi i mysafirëve zgjati vetëm një minutë pasi në skenë doli Kylian Mbappe, i cili barazoi shifrat në 1-1, ndërsa në minutën e 87-të i njëjti lojtar shënoi për 2-1.

Kur pritej që PSG të fitonte me këtë rezultat, mysafirët barazuar 2-2, me anë të Romain Hamouma (90+2), ndërsa Mauro Icardi (90+6) vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar 3-2.

Pas kësaj fitore, PSG e sheh veten në pozitën e dytë me 69 pikë apo një më pak se Lille në vendin e parë, ndërsa St Etienne zë vendin e 13-të me 39 pikë. /Insporti.com/

-->