PSG u kthye te fitorja – por merr lajmin e keq nga Mbappe

Futboll 25 Gusht 2019 23:47

Paris Saint Germain ‘bëri detyrën’ përballë Toulouses, duke fituar 4:0, por humbi Kylian Mbappen shkaku i një lëndimi.

Talenti francez qëndroi në fushë për 66 minuta më fushë, por për shkak të një problemi fizik u detyrua të dilte nga fusha kur rezultati ishte 2:0.

Në fakt, Toulouse rezistoi më së miri gjatë 45 minutave të para, por u shpartallua në fraksionin e dytë, teksa fillimisht shënuan Choupo-Moting dhe Goncalves (autogol).

Pak pas zëvendësimit të Mbappes, PSG fitoi një 11-metërsh për prekje të topit e dorë nga një mbrojtës. Nga pika e bardhë gaboi një futbollist me eksperiencë si Angel Di Maria.

Sidoqoftë, në minutat në vazhdim Choupo-Moting dhe Marquinhos vulosën rezultatin përfundimtar 4:0.