PSG vazhdon me “masakra” në Ligue 1, fiton 9-0: Ky gol i Neymar dëshmon se sa e lehtë është gjithçka për ta

Uncategorized 19 Janar 2019 19:45

Paris Saint-Germain nuk ka të ndalur në Ligue 1.

Vërtetë e kemi gati të pamundur të mendojmë ndonjë kundërshtar të denjë që do t’i bënte ballë parisienëve në kampionatin francez.

Javë pas jave, ndeshje pas ndeshje, ata po na dëshmojnë se thjesht janë një nivel mbi të tjerët.

Kjo u dëshmua edhe në ndeshjen e sotme kundër Guningamp të cilën e fituan me rezultat, 9-0.

Po, nuk gabuam, Parisi shënoi nëntë gola dhe nuk pranoi asnjë kundër skuadrës që e ka gjetur veten në pozitën e fundit në ligë pas këtij “turpërimi”.

Dhe për ta vendosur në perspektivë se sa e lehtë është gjithçka për skuadrën e Thomas Tuchel, ju ofrojmë të shikoni këtë gol të shënuar nga Neymar në minutën e 11-të. /Insporti.com/

 

-->