PSV fiton titullin kundër Ajax

Futboll 15 Prill 2018 18:22

PSV ka fituar titullin e kampionit të Holandës duke mposhtur rivalin e drejtëpërdrejtë, Ajax e Amsterdamit.

PSV qe nga fillimi i ndeshjes kanë qenë dukshëm më të mirë se kundërshtari kështu duke dalur në epërsi në minutën e 23-të me anë të Gaston Pereiro. PSV ka ngritur epërsinë në 2 me 0 në minutën e 38-të nëpërmjet Luuk De Jong.

Në pjesën e dytë Ajaxi hynë në ndeshje të dëshpruar por agresiv. Pasi pranuan golin e tretë nga lojtari i PSV Bergëijn, ata morën dy kartona të kuq brenda tre minutave. Nga ndeshja u përjashtuan Tagliafico dhe Siem De Jong.

Në fund PSV mbylli ndeshjen me rezultatin 3 me 0 për tu shpallur kampion i Eredivisie për herë të 24-të.  /Insporti.com

-->