Publikohen formacionet zyrtare të derbit të madh anglez: Manchester City-Manchester United

Futboll 06 Mars 2022 16:43

Janë publikuar formacionet zyrtare për derbin e javës së 28-të në Premier Ligë në mes Manchester City – Manchester United.

Derbi i kësaj xhiroje në mes dy gjigantëve anglezë e gjen në formë më të mirë Manchester Cityn.

Ekipi i trajnerit spanjoll, Pep Guardiola po kalon në një formë fenomenale këtë sezon. Ata aktualisht janë në vendin e parë me gjithsej 66 pikë.

Në pesë ndeshjet e tyre të fundit kanë marrë pikët e plota katër herë dhe kanë pësuar një humbje.

Formë jo të mirë po kalon rivali i tyre Manchester United.

Djajtë e Kuq gjenden larg Cityt 19 pikë dhe janë aktualisht në pozitën e katërt në tabelën e Premier Ligës.

Ekipi i trajnerit gjerman, Ralf Rangnick në pesë ndeshjet e fundit kanë tri barazime dhe dy fitore.

FORMACIONET ZYRTARE:

-->