Publikohen formacionet zyrtare të dy takimeve në Superligën e Kosovës

Futboll 12 Qershor 2020 16:44

Superliga e Kosoves nis javën e 24-të me dy super-ndeshje që nisin me fillim nga ora 17:00, transmeton Insporti.

Ballkani i Ismet Munishit ka punë të vështirë në kryeqytet, ku do të luajnë si mysafir i Flamurtarit, ekip i cili e kishte mposhtur në xhiron e fundit para suspendimit të futbollit për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Me një fitore eventuale, Ballkani do të rikthehet në krye të tabelës të paktën për 48 orë.

Takimi tjetër zhvillohet në qytetin e Klinës, ku Dukagjini e pret në shtëpi kampionin aktual, Feronikelin e drejtuar nga Afrim Toverlani.

Flamurtari: Nika, Kabashi, Zeqaj, Maxhuni, Dumani, Bruqi, Hasanaj, Shala, Kelmendi, Krasniqi, Maliqi.

Ballkani: Ruxhi, Berisha, Prekazi, Krasniqi, Potoku, Kuç, Gashi, Hoxha, Baftiu, Topalli, Daku.

Takimi zhvillohet në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë.

Dukagjini: Muhaxhiri, Shala, Basriu, Palushaj, Syla, Mustafa, Dushi, Doshlaku, Mulaj, Milicaj, Merlaku.

Feronikeli: Troshupa, Berisha, Thaqi, Loshaj, Hoxha, Millaku, Dabiqaj, Da Silva, Kullaj, Hoti, Gbowa. 

Stadiumi: “18 qershori” – Klinë

-->