Publikohen formacionet zyrtare të kryendeshjes së sotme: Malisheva-Gjilani

Futboll 19 Mars 2022 12:30

Malisheva do të pres Gjilanin në kuadër të xhiros së 26-të në BKT Superligë.

Vendasit janë në seri të rezultateve pozitive, ku në tri sfidat e fundit kanë marrë nëntë pikë.

Në anën tjetër Gjilani në tri ndeshjet e fundit kanë katër pikë dhe duan të rikthehen te fitoret pas dy barazimeve radhazi.

Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Liman Gega’, ku dy skuadrat kanë nevojë të madhe për pikë.

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Gashi, Kryeziu, Pira, Dumani, Gerbeshi, Maliqi, Bruqi, Pefqeli, Shabani, Hyseni, Sobowale.

Gjilani: Koliçi, Sorsa, Halili, Prekazi, Hoxha, Useini, Dabiqaj, Shkodra, Kelmendi, Progni, Krasniqi.

-->