Publikohen formacionet zyrtare të takimit Prishtina – Drenica

Futboll 03 Korrik 2020 19:31


Janë bërë publike formacionet startuese të kryendeshjes së javës së 28-të në IPKO Superligën e Kosovës, transmeton Insporti.

Prishtina pret në “Fadil Vokrri” Drenicën në një ndeshje që do të thotë shumë për garën për titull si dhe luftën për ekzistencë.

Ekipi i drejtuar nga Armend Dallku synon pikët e plota, duke qenë se Prishtina është 4 pikë mrapa Dritës që është lidere e kampionatit. Një humbje eventuale do t’i jepte goditje të fortë aspiratave të kryeqytetasëve për titull.

Ndërkohë Drenica është në kërkim të pikëve pasi ka vetëm 4 pikë më shumë se vendi i 9-të, vend ky që shpie në kategorinë e dytë të futbollit në vend.

Formacionet zyrtare:

 Prishtina: Bekaj, Thaqi, Haliti, Bardhoku, Vitija, Hila, Krasniqi, Korenica, Mankenda, John, Januzi.

Drenica: Ymeri, Bejta, Turku, Pasoma, Lushtaku, Thaqi, Bardhi, Hamiti, Abazi, Mëziu, Hyseni. 



Gjyqtarë: Fatmir Tahiri (Mt), Arton Latifi, Fatmir Abrashi – Shpëtim Murtezi

-->