Publikohen pamje të një simulimi tjetër po aq të tmerrshëm sa i Mo Salah gjatë ndeshjes Liverpool-Palace

Futboll 21 Janar 2019 20:35

Të themi se Mohamed Salah është kritikuar për simulimin e tij kundër Crystal Palace do të ishte nën-komunikatë.

Ylli i Liverpoolit, i cili së fundmi është kritikuar shumë për fenomenin më të padëshiruar në futboll, u rrëzua me lehtësi pas një kontakti minimal, apo fare, me Mamadou Sakhon, transmeton Insporti.

Egjiptiani u shtri në fushë duke ngritur duart në proces me shpresën se do të akordohej penallti në favor të tij.

Shumë analistë kanë dalë me deklarata publike duke kritikuar sjelljen e ish-yllit të Chelseat gjatë fitores.

FBL-ENG-PR-LIVERPOOL-CRYSTAL PALACE

Sidoqoftë, pavarësisht kritikave me të drejtë ndaj numrit 11 të “Të Kuqve”, gazetari i “Liverpool Echo”, Ian Doyle dëshiroi të nënvizonte momentin që pati protagonist Wilfried Zahan por që nuk ka marrë shumë vëmendje.

Zaha gjithashtu ka një reptuacion të simulimeve dhe Doyle ka vënë re momentin kur ai u mundua të fitonte një penallti të lehtë gjatë pjesës së dytë.

Shikoni momentin e simulimit të anësorit të Palace në videon e mëposhtme. /Insporti.com/

 

-->