Publikohen pamje të rralla kur Khabibi godiste brutalisht me kokë kundërshtarët në Rusi

Boks 03 Nëntor 2020 13:05

Aftësitë e Khabib Nurmagomedov për t’i shpartalluar kundërshtarët ishin ndryshe nga gjithcka që kemi parë më herët në UFC.

”Ai është konkurrenti më tmerrues i peshës së lehtë në botë,” tha Joe Rogan për rusin, një vit para se të bëhej kampion në këtë kategori.

”Ai është thjesht në një nivel tjetër dhe gjasat që të humb bien në mënyrë drastike pas minutës së parë të luftës.”

Khabib e detyroi kundërshtarin të dorëzohej në tri përballjet e fundit, para se të konfirmonte pensionimin nga MMA.

Ai vuri Conor McGregorin, Dustin Poirierin dhe Justin Gaethjen nën presion aq të madh, sa që ata u desh të dorëzoheshin.

Tani, janë publikuar pamje të rralla të tij, të cilat Periskopi ua sjell më poshtë, duke goditur me kokë kundërshtarin gjatë një meci në Rusi në vitin 2010.

Nurmagomedov po përballej me Ali Bagov në eventin ‘Golden Fist’ të Rusisë në Moskë.

Goditjet me kokë lejoheshin në këtë garë dhe Khabib i përdori ato me efekt shkatërrues, transmeton Periskopi.

-->