Publikohen pamjet e vendosjes së tritolit tek shtëpia e Armand Dukës

Futboll 25 Janar 2022 14:17

Klan News ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë, ku dallohet personi i cili mbrëmjen e së hënës vendosi një sasi lënde shpërthyese në portën e shtëpisë së kreut të FSHF Armand Duka, në Durrës.

Pamjet tregojnë autorin e maskuar i cili vjen nga ana tjetër e rrugës përballë banesës së Dukës. Nuk nxiton dhe teksa kalon rrugën ndez fitilin. E vendos atë në një cep të portës e më pas largohet me shpejtësi.

Pak çaste më vonë lënda plasëse shpërthen:

-->