Publikohen pamjet e vrasjes së liderit të tifozëve të Partizanit

Futboll 04 Nëntor 2019 13:03

Mediet serbe i kanë publikuar pamjet e momentit të ekzekutimit së kreut të tifozëve të skuadrës serbe, Partizan, transmeton Insporti.com.

Lubomir – Kica Markovic të premten mbrëma u ekzekutua nga një sulmues i panjohur deri më tani për policinë serbe. Ai u qëllua gjashtë herë.

Lideri i tifozëve të Partizanit, e kishte vërejtur sulmuesin që kishte armë dhe filloi të vraponte drejt një pompe të derivateve, që ndodhej në pjesën tjetër të rrugës.

Sipas medieve serbe, ai është qëlluar në kokë dhe në gjoks.

Sulmuesi nuk është identifikuar ende, ndërsa policia serbe po e vazhdon kërkimin e tij.