Publikohen pamjet imtime të Drogbës me vajzën që e tradhtoi bashkëshorten e tij

Futboll 18 Janar 2021 12:01

Një video imtime e publikuar në medie ia ka përfunduar martesën dhjetë vjeçare legjendës së Premier Ligës Angleze, Didier Drogba. Përfundimin e martesës e ka konfirmuar edhe vetë ish futbollisti nëpërmjet rrjetit social të tij Instagram.

Dy herë futbollisti i vitit i Chelseat ka zbuluar se është ndarë nga Lalla Diakate, pas publikimit të një videos në të cilën shihet me një femër të pa njohur për mediat.

Në këtë video shihet Drogba duke u kafshuar nga vajza dhe pas kafshimit ai thotë se ajo është e infektuar me koronavirus.

“Ajo është pozitive. Ajo do të më infektojë duke më kafshuar mua”, janë fjalët e Drogbës në këtë video.

Drogba ishte takuar me Diakate në Paris në vitet e 90-ta ndërsa ishin martuar në vitin 2011, megjithatë martesa e tyre duket se ka përfunduar pasi pamjet janë bërë virale në gjithë botën.

Në të kaluarën, ish reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka ruajtur privatësinë e familjës duke i mbajtur larg medieve angleze dhe franceze. /Insporti.com/

Drogba bëri emër me klubin francez Marseille, me të cilen e siguroi transferimin te Chelsea në vitin 2004.

Ai në Premier Ligë shënoi 104 gola në 254 ndeshje zyrtare në Premier Ligë, duke fituar katër tituj të ligës dhe njëherë Ligën e Kampionëve në vitin 2012.

Po ashtu, Drogba është golashënuesi më i mirë i Bregut të Fildishtë me 65 gola në 105 paraqitje.

Në vitin 2018, ai u pensionua nga futbolli aktiv në moshën 40 vjeçare pas një super karriere.

Didier Drogba: Former Chelsea striker calls time on football career – video  - YouTube

-->