Publikohet 11-shja e javës në CL

Futboll 14 Mars 2019 19:16

Llogaria zyrtare e Champions Leagues në Instagram ka publikuar 11-shen e lojtarëve që impresionuan në mesjavë.

Tashmë janë kuptuar skuadrat që kanë siguruar fazën çerek-finale të kompeticionit, derisa klubet si Real Madridi, Bayern Munichu dhe Paris Saint-Germaini janë përshëndetur nga gara herët, transmeton Insporti.

Në 11-shen e javës janë përfshirë lojtar si Wojciech Szczesny në portë, Joao Cancelo, Virgil Van Dijk dhe Joao Cancelo në mbrojtje.

Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve – Dominojnë lojtarët e Juventusit e Manchester Cityt

Mesfusha përbëhet nga katër lojtarë, Leroy Sane, Sadio Mane, Bernardo Silva dhe Raheem Sterling.

Në sulm, sigurisht dyshja Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi nuk kishte si të mungonte, derisa Sergio Aguero është vendosur në qendër të fazës ofanzive.

Më poshtë, formacioni i plotë i paraqitur grafikisht. /Insporti.com/