Publikohet audio kur Perez thotë për Ronaldon “është idiot, i sëmurë”

Futboll 14 Korrik 2021 19:11

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, vijon të futet thellë e më thellë në një skandal të publikimit të audiove të tij, në të cilat ai dëgjohet duke i fyer rëndë legjendat e Real Madridit.

El Confidencial ka publikuar sot një tjetër audio, këtë herë e regjistruar në vitin 2012 kur Florentino Perez flet për Cristiano Ronaldon dhe Jose Mourinhon, të dy pjesë e Real Madridit atë kohë, sezoni i fundit për trajnerin portugez, pasi në maj të vitit 2013 u largua, derisa audio daton në tetor të vitit 2012.

Fjalët e zbardhura janë tërësisht të papranueshme dhe kanë shkaktuar “tërmet” në shtëpinë e Madridit.

Audio për Ronaldon:

Ronaldo është i çmendur. Ky djalë është idiot. Është i sëmurë. Ju mendoni se ky lojtar është normal, por ai nuk është. Sikur të ishte, nuk do t’i bënte gjithë këto gjëra që po i bën. Gjëja e fundit budallallëqe që e bëri ai, të cilën e pa e gjithë bota… pse mendoni se ai do të bënte diçka kaq budallallëqe?”

Audio për Mourinhon, përfshinë edhe Ronaldon…

Jorge Mendes (menaxheri i tyre) nuk mund ta kontrollojë Ronaldon dhe as Mourinhon. Asnjërin. Madje edhe në intervista, ata nuk e dëgjojnë atë. këta dy persona kanë ego të tmerrshme. Ata janë anormal sepse po flasim për shumë para për të drejtat e imazhit. Me atë fytyrë që kanë ata, me shikim tërbues, fakti që askush nuk i pëlqen… nëse publiciteti do të ishte ndryshe, çdo gjë ndryshon”.

Ronaldo nuk ka dashur të largohet nga Reali, por tani del në shesh e vërteta dhe insistimi i tij që të mos vazhdojë më asnjë sekondë në Madrid.

-->