Publikohet dialogu i gjyqtarëve në penalltinë kontroverse

Futboll 06 Shkurt 2018 14:31

Janë publikuar fjalët gjatë dialogut të gjyqtarit kryesor Jonathan Moss me asistentin dhe zyrtarin e katërt, në penalltinë kontroverse që iu dha Tottenham.

Ishte duke u zhvilluar loja shtesë e ndeshjes kryesore të javës së 26-të në Premier League, kur u dha një penallti që u kontestua shumë, gjatë dhe pas ndeshjes. Tottenham barazoi 2-2 me Liverpool, kur Harry Kane shënoi nga pika e bardhë.

Nga publikimi i diskutimit të asistentit Edward Smart me gjyqtarin kryesor Jonathan Moss dhe zyrtarin e katërt Martin Atkinson, vërehet se kishte paqartësi gjatë penalltisë. Brenga kryesore e anësorit Ed Smart ishte prekja e topit me dorë nga Lovren, pasi në rast se ajo nuk ka ndodhur, atëherë penalltia do të anulohej. Për këtë arsye Ed Smart kërkonte aprovimin e gjyqtarit kryesor Jonathan Moss.

Dialogu është kapur nga kamerat e Sky Sports, dhe vihet në pikëpyetje momenti, pasi duket se edhe gjyqtari Jonathan Moss nuk është i sigurt për prekjen me dorë nga Lovren, ku kërkon ndihmë edhe nga zyrtari i katërt i ndeshjes, në mos ai përmes ekranit televiziv e ka vërejtur këtë situatë më mirë. /Insporti.com

-->