Publikohet lista e gjerë e Kosovës për dy ndeshjet parakualifikuese të Eurobasketit 2021

Kombëtarja 12 Korrik 2019 10:34

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll të hënën pritet ta bëjë grumbullimin e parë në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në kuadër të fazës së tretë të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.

Kosova në parakualifikime është në grup me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe (ndeshje vajtje-ardhje), ku fituesi i grupit kualifikohet tutje.

Përzgjedhësi i Kosovës, DamirMulaomeroviq, ka shpallur listën e gjerë me 16 basketbollistë.

Lista e gjerë e Kosovës

Divine Miracle Myles

Valon Bunjaku

Dardan Berisha

Mikaile Tmusic

Arian Qallaku

Edmond Azemi

Drilon Hajrizi

ErjonKastrati

Gëzim Morina

Fisnik Rugova

Lis Shoshi

Meriton Ismaili

Atik Koshi

Dardan Kapiti

Ujkan Karanezi

Samir Zekiqi

Kosova më 20 dhe 21 korrik do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore me Sllovakinë në udhëtim.

Raundi i tretë i parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht. Dardanët ndeshjet si vendas do t’i zhvillojnë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Ky është orari i Kosovës:

Grupi G:

3 gusht Luksemburgu – Kosova

7 gusht Kosova – Britania e Madhe

14 gusht Kosova – Luksemburgu

17 gusht Britania e Madhe – Kosova