Publikohet lista e pagave – sa do të përfitojnë top ngasësit e Formula 1 këtë sezon

Formula 1 28 Janar 2019 17:50

Derisa sezoni në Formula 1 pati një përfundim dramatik, janë publikuar shifrat që tregojnë se çfarë paga do të fitojnë yjet e F1 këtë vit.

Nuk ka befasi, sa i përket emrit që kryeson.

Lewis Hamiltoni edhe kësaj radhe do të dominojë ngasësit e tjerë në këtë aspekt.

Mirëpo, kjo ishte e pritshme kur marrim parasysh faktin se kampioni britanik përfundoi sezonin masivisht, duke fituar 408 pikë.

F1 Grand Prix of Belgium - Practice

I nominuari për personalitetin e vitit pati një vit tejet të suksesshëm, dhe do të kërkojë ta vazhdojë në të njejtën mënyrë edhe 2019-tën.

Gjatë vitit të kaluar, ai përfitoi një shumë të jashtëzakonshme prej $57,000,000.

Ngasësi që do të përfitojë më së paku në sezonin e ri do të jetë Alexander Albon – $170,000.

Theksojmë se Hamilton do të përfitojë edhe këtë vit $57,000,000, duke e lënë prapa Sebastian Vettelin me $45,000,000, Daniel Ricciardon me $17,000,000, Max Verstappenin me $13,500,000, Valteri Bottasin me $8,500,000, Kimi Raikkonenin me $4,500,000, aq sa do të përfitojë edhe Nico Hulkenberg. /Insporti.com/

AUTO-PRIX-BRA-F1-QUALIFYING