Publikohet lista e PSG-së për ndeshjen ndaj Reims, nuk mungojnë Messi dhe Mbappe

Futboll 29 Gusht 2021 11:47

Skuadra franceze, PSG ka publikuar listën e 22-lojtarëve që do të udhëtojnë për ndeshjen ndaj Reims, përcjell Insporti.

Në listë janë përfshirë edhe dy lojtarët më të përfoluar Messi e Mbappe.

Lionel Messi në fakt pritej që të përfshihej për këtë sfidë dhe të debutojë me klubin parisien për herë të parë që nga transferimi i tij nga Barcelona.

Në anën tjetër, Mbappe ishte në dyshim të madh se a do të përfshihej në skuadër marrë parasysh faktin që lojtari është duke bërë presion të vazhdueshëm tek klubi francez që ta liroj të shkoj në Real Madrid.

Mbetet të shihet nëse francezi do të jetë titullar apo do të nisë ndeshjen nga banka.

Lista:

Image

-->