Publikohet në media emri i selektorit të Kosovës

Futboll 22 Shkurt 2018 22:08

Ditë më herët është shkruar në media se përzgjedhësi i ri i Kosovës në futboll do të jetë nga Zvicrra dhe emri i tij do të konfirmohet në fillim të marsit. Mirëpo, në mediat e Kosovës është lëshuar emri i Bernard Challandes si përzgjedhës i ri. Nëse është fjala për ndonjë kandidat serioz, apo spekulim mediatik do të qartësohet gjatë fundjavës.

66-vjeçari nga Zvicra, do të nënshkruaj kontratë katër vjeçare me Kosovën.

Challandes, e nisi karrierën në ekipin e Saint-Imer, për të vazhduar më pas me La Chaux, Yverdon Sports, Young Boys, Servette, Kombëtarja e Zvicërs U21, Zurich, Sion, Xamax, Thun dhe Armenia.

Së fundi, Challandes ishte agjent (scout) te kampioni zviceran Basel.

Kujtojmë se Kosova do të niset më 20 mars për në Francë, ku do t’i luaj dy miqësore, me Madagaskarin dhe Bukrina Fason. Këto dy lojë do të jenë testi i parë i trajnerit të ri para ndeshjeve në Ligën e Kombeve.

Kosova do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në mars dhe kreu i FFK-së Fadil Vokrri ka bërë të ditur se Kosovës në këto ndeshje do ti prijë përzgjedhësi i ri duke mos dhënë emrin e tij.

-->