Publikohet orari i ndeshjeve të xhiros së 28-të dhe gjysmëfinaleve të kupës

Futboll 15 Prill 2019 19:36

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin e ndeshjeve të javës së 28 për Superligë.

Komisioni i Garave e ka caktuar orarin e ndeshjeve për ndeshjet gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës, si dhe për javën e 28-të në IPKO Superligë, përcjell Insporti

Gjysmëfinalet e kupës do të zhvillohen të mërkurën, me fillim nga ora 15:00.

Kurse, gjashtë ndeshjet e Superligës do të ndahen në tri ditë, të premten, të shtunën dhe të dielën.

Interesant është fakti që sfidat nuk do të luhen në orar të njëjtë në asnjërën prej ditëve.

Gjysmëfinalja e Digitalb Kupës së Kosovës

E mërkurë (ora 15:00)
Vëllaznimi – Trepça ’89
Ballkani – Feronikeli

IPKO Superliga – java e 28-të

E shtunë (ora 15:00)
Gjilani – Prishtina
Drenica – Llapi

E diel (ora 14:45)
Drita – Trepça ‘89
KEK-u – Feronikeli

E hënë (16:00)
Ferizaj – Flamurtari
Liria – Ballkani