Publikuan videon duke kryer marrëdhënie në grup, ky pritet të jetë dënimi

Futboll 04 Dhjetor 2019 19:21

Dy futbollistë spanjollë rrezikojnë të dënohen me 5 vite burg për filmimin e një videoje intime ku kryenin marrëdhënie seksuale në grup me një grua.

Antonio Luna dhe Sergio Enric publikuan videon provokuese në vitin 2016, teksa gruaja e re u lutet të mos e filmojnë dhe ta publikojnë skenën. Pasi u publikua në rrjet, videoja u përhap në mënyrë virale duke skandalizuar të gjithë futbolldashësit.

Pavarësisht se të dy lojtarët kërkuan ndjesë publike, Prokuroria spanjolle e Gipozkuas nuk pranon të ndërmerret asnjë masë lehtësimi ndaj dy lojtarëve, por në pretencën e saj kërkon që Luna dhe Enric të dënohen me 5 vite burg. Aktualisht, Luna aktivizohet në kampionatin spanjoll La Liga me Rayo Vallecanon, ndërsa në karrierë ka veshur fanellat e Sevillas, Veronas, Almerias, Aston Villas, etj.

-->