Pulev kërcënon Joshuan: Zbato kontratën ose bashkë përfundojmë në gjykatë

Sporte luftarake 14 Shtator 2020 18:37

Stafi i drejtues i boksierit bullgar Kubrat Pulev i ka dërguar një mesazh kërcënues britanikut Anthony Joshua, nëse ky i fundit nuk mban fjalën për të dueluar mes tyre në fund të këtij viti.

Frika e Pulev është se mos Joshua duelon ndaj patriotit të tij Tyson Fury, një sfidë që do të unifikonte tituj kampionë bote në peshën e rëndë.

Joshua duhet fillimisht të përballet me Pulev, i mandatuar nga IBF. Ivaylo Gotzev, promotori i Pulev, tha:

“Joshua duhet të respektojë rregullat e IBF, të duelojë ndaj Kubrat. Kjo do të ishte gjëja më e drejtë që duhet të bëjë”.

“Ata janë njerëz që gjithnjë i kanë komplikuar gjërat, për t’i dhënë një fund tjetër, sipas dëshirës së tyre. Nëse ata nuk zbatojnë marrëveshjen dhe kontratën, do të përballen me ne në gjykatë”, tha Gotzev.

-->