Pulisic: Ja pse iu bashkova Chelseat dhe jo Liverpoolit

Futboll 06 Janar 2019 09:15

Christian Pulisic ka folur sërish për kalimin e tij në Chelsea nga Borussia Dortmundi.

Ylli amerikan i është bashkuar gjigantit anglez, por do ta kalojë pjesën e mbetur të sezonit si i huazuar te ekipi gjerman, transmeton Insporti

Chelsea e transferoi Pulisicin për 64 milionë euro, shumë e cila e ka bërë sulmuesin amerikanin më të shtrenjtë ndonjëherë.

Ky transferim njëherit është i dyti më i shtrenjti për Borussia Dortmundin, pas atij të Ousmane Dembele (115 milionë euro).

Pulisic aktualisht gjendet në Marabella së bashku me pjesën tjetër të Dortmundit në kamp stërvitor, ku ka folur për gazetarët për zgjedhjen e tij për t’iu bashkuar ekipit londinez.

20-vjeçari nuk e përmendi Liverpoolin, por tha se është i lumtur me vendimin e tij për të nënshkruar me Chelsean.

“Jam shumë i lumtur, tani që të gjithë e din për të ardhmen time, që kam shansin të jemë këtu [te Dortmundi] për pjesën tjetër të sezonit dhe kjo është e vetmja gjë që mund të them”, tha ai.

“Shpresoj që njerëzit ta kuptojnë [vendimin tim] dhe shpresoj të kuptojnë se jam këtu 100% dhe jam shumë i fokusuar që të përfundoj sezonin me Dortmundin”.

“Kam kaluar pesë vite të pabesueshme në Gjermani, dhe jam falënderues për këtë, por ka qenë ëndërr për mua [t’i bashkohem Chelseat] dhe ndjej se është koha e duhur për mua për ta bërë këtë lëvizje”, përfundoi ylli amerikan. /Insporti.com