“Pulisic për Chelsean do të bëhet aq i mirë sa Hazardi”

Futboll 15 Gusht 2019 14:08

Christian Pulisic mund të bëhet po aq i mirë sa belgu Eden Hazard, thotë Tony Cascarino, ish-sulmuesi i Chelseat.

Pulisic, që u transferua te Chelsea nga Borussia Dortmundi në janar për 64 milionë euro, shihet si pasuesi i Hazardit në ‘Stamford Bridge’, transmeton Insporti

Amerikani 20-vjeçar, gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër Liverpoolit ishde ndër më të mirët e Chelseat në fushë, duke shënuar gol për që iu anulua për ofsajd.

Cascarino, që ka luajtur për Chelsean në periudhën 1992-94, për The Times tha se sulmuesi anësor duket se do të jetë një lojtar shumë i rrezikshëm për Chelsean.

Duke folur për asistimin që Pulisici e bëri për Olivier Giroud, te goli i parë i ndeshjes së Superkupës ndaj Liverpoolit, ai tha se “duket se Christian Pulisic do të jetë një lojtar shumë i rrezikshëm”.

Madje, ai ka thënë se stili i tij i lojës dhe karakteristikat e tij janë të ngjashme me ato të Arjen Robbenit.

“Nuk më kujtohet që një Eden Hazard kaq i ri të ketë qenë kaq i shpejtë, kështu që s’ka arsye pse Pulisic të mos bëhet një lojtar i kalibrit të Hazardit. Ai më kujton Arjen Robbenin, nuk mund ta ndalësh një kundër një sepse nuk e di se nga cila anë do të shkojë”, tha ai.

“Do të jetë një aset i madh për Frank Lampardin këtë edicion”.

Ndeshjen e parë në Premierligë, Pulisici do ta zhvillojë këtë të diel, kur Chelsea e pret në ‘Stamford Bridge’ skuadrën e Leicester Cityt. /Insporti.com/