Punë e kryer, Amir Rrahmani kalon te klubi italian

Kombëtarja 25 Qershor 2019 09:16

Amir Rrahmani do të jetë largohet nga Dinamo e Zagrebit për t’u transferuar në Serie A.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, që së fundmi ishte edhe kapiten në ndeshjen kundër Bullgarisë, do t’i bashkohet ekipit të Hellas Veronas, transmeton Insporti

Insporti mëson se klubi italian i ka paguar 2.1 milionë euro klubit kroat për ta siguruar kartonin e 25-vjeçarit.

Rrahmani ka arritur marrëveshje për kontratë 4-vjeçare, teksa sot do t’i kryejë testet mjekësore te klubi.

Gjatë javës edhe mediat në Itali kishin raportuar se Hellas Verona e ka fituar konkurrencën me ekipe tjera të njohura evropiane për shërbimet e qendërmbrojtësit.

Skuadra italiane sezonin e fundit përfundoi në vendin e 5-të në Serie B, por u inkuadrua në Serie A nëpërmjet play-offit.

Sezonin e kaluar, Rrahmani e mbylli me 15 paraqitje, 3 gola dhe një asist në ligën e Kroacisë. /Insporti.com/