Punë e kryer, Feronikeli transferon portierin e njohur shqiptar

Futboll 27 Korrik 2020 08:45

Kukësi i sezonit të ardhshëm është thuajse i gjithi për t’u ribërë. Ende pa u mbyllur mirë sezoni kanë filluar të largohen lojtarët e parë, ndërkohë po përfliten edhe ata që mund të afrohen, në mënyrë që ekipi të jetë fillimisht gati për Kupat e Europës dhe më pas për sezonin e ardhshëm. Një situatë që thuajse ka ndodhur çdo vit me verilindorët, të cilët bëjnë shumë lëvizje në çdo sesion merkatoje vere. Kjo “traditë” pritet te vijojë edhe këtë sezon.

 LARGIMET – Largimi i parë zyrtar ishte ai i Olsi Teqjes. Mbrojtësi shpalli “divorcin” nga verilindorët dy ndeshje para mbylljes së kampionatit, për të vijuar karrierën në kategoritë inferiore në kampionatin francez. Firoja e radhës është ajo e Ilir Avdylit. Portieri ka arritur marrëveshje me kosovarët e Feronikelit dhe pas mbylljes se ndeshjes së fundit të kampionatit shqiptar, do t’i bashkohet skuadrës së tij të re.

Largimet që mund të hapin një “gropë” jo të vogël janë ato të Vasil Shkurtajt dhe Kristal Abazajt. Për shtatlartin e sulmit kuksian kanë ardhur oferta nga Kina e largët, ndërsa vetë lojtari dhe klubi kanë pranuar se bashkëpunimi i tyre do të mbyllet në përfundim të këtij sezoni. E njëjta situatë edhe me Kristal Abazajn, që i mbaron huazimi te Kukësi dhe gjasat janë të transferohet në Poloni. Bëhet fjalë për katër largime të sigurta.Goli i Kukesit ndaj Bylisit logo

AFRIMET – Angelos Tafa mund të quhet afrimi i parë i Kukësit në merkaton e verës. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se portieri 20-vjeçar me origjinë nga Elbasani, por i lindur dhe i rritur si futbollist në Greqi, ka rënë dakord me klubin verilindor dhe sot do të firmosë zyrtarisht kontratën. Tafa është formuar si portier te akademia e AEK-ut, ku dhe ka luajtur deri një vit më parë me ekipin U-20 të këtij klubi.

-->