Punë e kryer, Gattuso e Milani ndajnë rrugët

Futboll 28 Maj 2019 08:21

Gennaro Gattuso nuk do të jetë më trajner i Milanit. Vetë 41-vjeçari mori një vendim të tillë mbrëmjen vonë të hënën ndërsa zyrtarizimi do të bëhet këtë të martë (sot).

Tranjeri kuqezi ka vendosur gjithashtu që të heq dorë nga kontrata e tij ku do të fitonte 5 milionë euro per dy vitet e ardhshme.

Gattuso e drejtoi Milanin për 18 muaj teksa këtë sezon grumbulloi 68 pikë, rekord pikësh për Milanin që nga viti 2013.

Kurse, këtë sezon ai nuk mundi të kualifikojë ekipin në Champions për vetëm një pikë.

Veç tij pritet që nga Milani të ikë edhe drejtori sportiv Leonardo, ndërsa Maldini është në dyshim.