Punë e kryer: Griezmanni te Barcelona

Futboll 13 Qershor 2019 09:09

Antoine Griezmanni do të jetë futbollisti më i ri i Barcelonës.

Gil Marin, drejtori ekzekutiv i Atletico Madridit, ka konfirmuar se Antoine Griezmann do të luajë me Barcelonën sezonin e ardhshëm.

“E dimë që në mars se ai do të luajë te Barcelona”, ka thënë drejtuesi i ‘Colchoneros’ për Sport.

Vetë lojtari ka thënë pas fitores së Francës kundër Andorrës se: “Duhet të bëni edhe pak durim, është akoma herët. Unë jam i pari që dua të merret një vendim për të ardhmen time, por duhet të presim”.

Francezi ka shënuar 133 gola në 257 ndeshje më Atletico Madridin, por duket se sezonin e ardhshëm do të formojë një treshe të frikshme me Leo Messin dhe Luis Suarez në “Camp Nou”.