Punë e kryer, ky është transferimi i parë i Realit – ja kur do të prezantohet!

Futboll 05 Janar 2019 08:35

Pas barazimit 2-2 me Villarrealin, që nuk është pritur mirë as nga tifozët e as nga drejtuesit e klubit, Real Madridi ka reaguar duke bërë goditjen e parë të janarit.

Sipas AS, Brahim DIaz që tashmë mund të konsiderohet lojtar i ri i Realit.

AS raporton se klubi spanjoll ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e 19-vjeçarit të talentuar, për shifrën e 15 milionë eurove.

AS raporton se lojtari i talentuar e ka zgjedhur Realin edhe pse City i ka ofruar rinovimin e kontratës dhe se do ta veshë fanellën me numrin 21, që është i lirë pas largimit të Broja Mayoral.

Më 2 nëntor, Pep Guardiola u pyet për interesimin e Madridit në Brahim Diaz dhe largimi i tij të mundshëm: “Ai vendos …”. Dhe ai e ka bërë atë. Diaz do të luajë në Madrid për gjashtë sezonet e ardhshme. /Insporti.com/