Puthjes i përgjigjet me shuplakë (VIDEO)

Sporte luftarake 04 Tetor 2019 16:28

Një boksiere e ka befasuar kundërshtaren e saj duke e puthur në buzë, në takimin e tyre ballë për ballë para meçit.

Incidenti ndodhi mes Ewa Brodnickas dhe Edith Soledad Matthysses që do të takohen për titullin e botës në WBO.

Kampionia e peshave super të lehta, Brodnicka do ta mbrojë titullin e saj në qytetin e Czestochowas në Poloni.

Gjatë matjes së peshave, Brodnicka e puthi kundërshtaren, e cila ia ktheu me një shuplakë.