“Puthjet janë për gra, jo për mua”- Florian Marku reagon pasi e goditi kundërshtarin

Boks 01 Prill 2022 16:22

Kampioni shqiptar, Florian Marku ka zyrtarizuar ndeshjen e radhës në boksin profesionist.

Shqiptari do të përballet me ish-kampionin britanik dhe të Commonëealth Chris ‘Rock n Rolla’ Jenkins, përballje që do të zhvillohet më datë 2 prill.

Sfida mes të dyve është nxehur shumë më parë se të dy boksierët t’i drejtohen ringut, teksa pasi përfunduan peshimin.

Jenkins nuk i duroi fjalët e Markut dhe vendosi ta provokonte duke i “dhuruar” një puthje, e cila bëri që shqiptari ta shtynte kundërshtarin ndërsa menjëherë u desh ndërhyrja e sigurisë të cilët bënë të mundur që shfaqja të shtyhet për ditën e nesërme dhe të mos konsumohej para kohe.

Pas këtij incidenti ka reagur vet Florian Marku, i cili shkroi: “Puthjet janë për gra, jo për mua” – transmeton Insporti.

‘Mbreti Shqiptar’ ruajti rekordin e tij si i pamposhtur në nëntor duke mposhtur Jorick Luisetton, ndërsa Jenkins vjen në këtë duel me një fitore vendimtare ndaj ish-kampionit të unifikuar të botës në peshën super të lehtë Julius Indongo në Cardiff.

-->