Puyol e zbulon se si e refuzoi rikthimin te Barcelona

Futboll 26 Shtator 2019 10:32

Legjenda e Barcelonës, Carles Puyol ka pranuar që ka refuzuar mundësinë të jetë drejtori sportiv i Barcelonës.

Ky vend në skuadër iu ofrua spanjollit pasi Pep Seguera dha dorëheqje në korrik.

Puyol tha se ky vendim ka qenë shumë i vështirë për të, pasi gjithmonë ka pasur dëshirë të rikthehet në klub.

“Pas shumë mendimeve, vendosa të mos e pranojë ofertën. Nuk ka qenë vendim i lehtë sepse gjithmonë kam pasur dëshirë të rikthehem në ‘shtëpi’. Dua të falënderoj klubin që menduan se jam i duhuri për këtë post me shumë përgjegjësi”, deklaroi ai.