Pyetja e gazetarit Sveçla e vë në siklet Xhakën: Pse je aktiv në rrjetet sociale e jo i qasshëm për gazetarët?

Futboll 29 Mars 2022 21:15

Kosova barazoi 1:1 me Zvicrën në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Letzingrud të Cyrihut.

Pas ndeshjes, Granit Xhaka deklaroi se kjo ishte ndeshje shumë e veçantë.

Kapitenit të Zvicrës, Granit Xhakës në fund të intervistës për SuperSport Kosova iu kërkua një sqarim se pse nuk është i qasshëm për gazetarët nga Kosova.

Gazetari i SuperSport Kosova, Leart Sveçla, e pyeti Xhakën se pse është më shumë aktiv në rrjetet sociale e nuk komunikon me gazetarët.

“Mua nuk më ka kontaktuar asnjë gazetarë i Kosovës apo Shqipërisë, me gjithë qef do të ju pranojë” – tha Xhaka.

Xhaka kohët e fundit ishte aktiv në rrjetin social, Instagram dhe TikTok, madje ai ishte pjesë edhe e një loje në TikTok me personazhi i internetit Kozak Braçi. Loja e zhvilluar ndërmjet të dyve dhe biseda e tyre në TikTok zgjati më shumë se 15 minuta dhe arriti një numër të lartë shikimesh prej më shumë se 14 mijë njerëzve.

Madje, Xhaka po në këtë invervistë nuk dëshironte të fliste shumë për reagimin e tij në momentin që u zëvendësua për shkak së mediet zvicerane dhe angleze e kanë në cak duke e “sulmuar” me shkrime të ndryshime.

Ndryshe, Xhaka zhvilloi sonte ndeshjen e 100-të me fanellën e Kombëtares së Zvicrës, madje mban edhe shiritin e kapitenit.

Mesfushori shqiptar nuk kompletoi tërë ndeshjen, pasi u zëvendësua në pjesën e dytë, gjë që nuk i pëlqeu fare duke shprehur pa kënaqësinë e tij gjatë rrugës së tij për në bankën rezervë.

https://insajderi.org/xhaka-assesi-te-pranoje-zevendesimin-e-tij-shikoni-veprimin-ne-banken-rezerve/?fbclid=IwAR1pn2EAWwldL6aq_ggP68nQkoxAgFNehT6eg8hA9ql4T_Ggbs_xdFoNt_c

/Insporti.com

-->