Qan në mes të fushës dhe tërhiqet që nga turi i parë

Tenis 30 Qershor 2021 15:07

Duket se ka ardhur fundi i disa ikonave të tenisti. Amerikania Serena Williams është detyruar të braktisë fushën gjatë ndeshjes së raundit të parë të grand slam të Wimbledon.

Ajo u dëmtua në sfidën ndaj bjelloruses Aliaksandra Sasnovich (në shifrat 3 3 të setit të parë) duke u tërhequr nga turneu.

Gjatë kohës që do të godiste një top, rrëshqiti në fushë dhe kuptoi se ishte dëmtuar (probleme muskulore).

Ajo tentoi të rikuperojë, por pa sukses, pasi çalonte dhe kishte dhimbje. Në momentin që u çua në këmbë nisi të qante dhe pasi takoi rivalen u largua nga fusha.

Vuan disi por në raundin e dytë avancon numri 1 në botë për femra, australiania Ashleigh Barty, që mundi 2-1 (6-1, 6-7, 6-1) spanjollen Carla Suarez Navarro. Më tej avancojnë edhe amerikanet Cori Gauff e Venus Williams, çekja Karolina Pliskova e gjermania Angelique Kerber.

-->