Qemail Elshani merret vesh me këtë skuadrën

Futboll 12 Korrik 2019 11:37

Drenica, Feronikeli dhe Besa janë klubet në të cilat Qemail Elshani ka bërë karrierë në futbollin kosovar, ndërkohë që CV-së së tij tashmë do ti shtohet edhe FC Vushtrria, klub me të cilin ka arritur marrëveshje për edicionin 2019/20, raporton Gazetasheshi.com.

Mesfushori 28 vjeçar nga Drenasi ka arritur marrëveshje me ish-kampionët e vendit që këtë vit u rikthyen në Superligë për të qenë pjesë e tyre për një edicion.

Elshani ishte kërkesa e trajnerit Bekim Shotani, i cili tashmë ka marrë ‘frenat’ e ekipit në duar.

Deri më tani Vushtrria ka arritur të afrojë në radhët e vetë disa futbollist si: Rinor Karaqa, Petrit Tahiri, Kujtim Pantina, Besfort Dervishaj, Qendrim Gashi dhe Bashkim Shala.

Ndërkohë nga skuadra janë larguar Kastriot Selmani, Labinot Osmani, Leutrim Kadriu, Eugen Rafuna dhe Alban Rexhepi.