‘Qeqa’: Kjo që i ka ndodhur FC Prishtinës është dënimi më i madh në futboll

Futboll 12 Korrik 2020 23:09

Në kuadër të xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll, sot u zhvilluan dy ndeshje tejet interesante.

Fillimisht, Gjilani mposhti Drenicën në shtëpi me rezultat 2:0 në stadiumin e qytetit në Gjilan për të vazhduar ëndrrën drejt titullit kampion, raporton “Zeri.info”.

Nga ana tjetër, FC Prishtina dhe Drita u përballën në një ndeshje spektakolare në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kryeqytet.

Ndeshja në fjalë u mbyllë me rezultat 1:1, por që në këtë ndeshje nuk munguan rastet dhe futbolli i bukur.

Ndërkaq nesër do të jenë në program katër ndeshje tjera interesante.

Feronikeli do të përballet me Ballkanin në “Rexhep Rexhepi” në Drenas, derisa Llapi synon fitore për të siguruar mbijetesën ndaj Flamurtarit. Kurse, Dukagjini e pret Trepçën’89 në Klinë, derisa Vushtrria përballet me Ferizajn. 

Ndërkaq, gazetarja kosovare Qëndresa Krelani “Qeqa” është kthyer për ta komentuar ndeshjen kontraverse mes Gjilanit dhe FC Prishtinës të zhvilluar në mesjavë, ku kryeqytetasit u dëmtuan rëndë.

“Më vjen keq që i ndodhë kjo një nikoqiri si Gjilani. Pamjet ekzistojnë dhe shihet kush saktësisht bën veprime që nuk janë fare të hijshme”

“Nëse ankohemi në referim, po mbrojmë futbollin dhe futbollistët. 90 minuta janë pasqyra më e mirë e futbollit kosovar ku shihet se çfarë futbollistë, trajnerë dhe referë kemi”

“Kjo që i ka ndodhur FC Prishtinës është dënimi më i madh në futboll. Ky klubet nuk duhet përkdhelur, por nëse një klub i tillë i madh ndëshkohet kështu, paramendoni çfarë mund të lë pasoja te klubet tjera”

“Kur njeriu i dytë i FFK-së, Eroll Salihu kritikoi referimin, atëherë është normale që trajneri dhe futbollistët të bëjnë aso reagime

Image

-->